Bill Clinton do të sjellë novelën e parë

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton, është duke bashkëpunuar me një roamncier të njohur për të shkruar librin e tij të parë imagjinar.
Novela, e cila do të titullohet “Presidenti është zhdukur”, do të shkruhet nga James Patterson dhe do të dalë në treg në qershor të vitit 2018.

Libri do të sjellë “prapaskenat nga korridoret më të larta të pushtetit; do të kallëzojë edhe detaje që vetëm një president mund t’i dijë”, thanë publikuesit e përbashkët, Alfred A. Knopf dhe Little, Brown and Co.

“Të punosh me presidentin Clinton është kulmi i karrierës sime”, tha Patterson.

Clinton, demokrat, ka shërbyer dy mandate si president i SHBA-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button