fbpx

Në Mogadishu së paku tetë të vdekur gjatë sulmit të grupit Al Shabab

Së paku tetë persona e humbën jetën, ndërsa mbi 10 të tjerë janë lënduar nga shpërthimi i sotëm i një automobili-bombë në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu. Përgjegjësinë për sulmin e ndërmori grupi militant  somalez Al Shabab.

Automobili shpërtheu në afërsi të një kafeneje italiane në qendër të qytetit, në rrugën e cila çon drejt pallatit presidencial.

Majori i policisë Aden Ibrahin deklaroi se sulmin e ka kryer në vetëvrasës me bombë.

“Ne qëndrojmë prapa shpërthimit. Cak ishin policë, persona të zbulimit, ushtarë dhe punëtorë migrantë”, deklaroi Sheik Abdiazis Abu Musab, zëdhënës i Al Shabab, grup i afërt me Al Kaedën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button