Fejsbuk do t’i largojë lajmet e rreme para zgjedhjeve në Britani të Madhe

Kompania Fejsbuk kumtoi se nga rrjetet sociale do të largojë më shumë dhjetëra mijëra artikuj nga Britania e Madhe në kuadër të luftës kundër lajmeve të rreme para zgjedhjeve parlamentare, që do të mbahet më tetë qershor.

Fejsbuk gjithashtu përmes konkurseve në gazetat ditore britanike i këshillon lexuesit në çfarë do mënyre t’i njohin përmbajtjet e rreme.

“Lexuesit duhet të jenë skeptikë kur bëhet fjalë për titujt dhe t’i kushtojnë vëmendje lokatorit të uniformuar të resurseve gjegjësisht URL”, theksojnë nga Fejsbuk.

kompania thekson edhe se platforma është e përparuar për zbulim më efikas të artikujve të cilat plasojnë lajme të rreme.

“Platforma do të sjell deri në rrënjën e problemit. Fejsbuk do të bashkëpunojë edhe me organizata tjera për kontroll dhe analiza të përmbajtjeve para zgjedhjeve. Fesjbuk bëjnë gjithçka që mundet në luftën kundër lajmeve të rreme”, deklaroi drejtori i Fejsbuk në Britani të Madhe, Sajmon Milner.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button