Ademi-Plomp: Perspektiva e BE-së për Maqedoni duhet të ruhet

Evropa nuk mund t’i menaxhojë kufijtë e brendshëm pa i mbrojtur ato të jashtëm edhe krahas krijimit të një BE të re, perspektiva e Maqedonisë të bëhet anëtare duhet të ruhet, deklaroi ambasadori holandez Vilem Bauter Plomp i cili së bashku me zëvendëskryeministrin për BE integrime Arbër Ademi kanë mbajtur ligjërim “Ardhmëria e BE-së 2025 dhe perspektivat e Maqedonisë” e Universitetit të Evropës Juglindore në Shkup.

Si do të duket Evropa në të ardhmen varet nga vendimet të cilat do të merren sot në këtë kohë kur është ndërlikuar situata në union, rajon dhe në Maqedoni, theksoi zëvendëskryeministri për BE integrime Arbër Ademi. Ai tregoi se kriza politike negativisht ka ndikuar ndaj aspiratave të BE-së.

“Qeveria e re do të ketë detyrë të rëndësishme para vetes dhe mënyrë të vetme që të përparojmë dhe ta lëshojmë situatën e statusit kuo është përmes implementimit të të gjitha reformave të cilat kanë të bëjnë me agjendën e BE-së, siç janë prioritetet e ardhshme reformuese, qeverisja e të drejtës, reformat e administratës publike, sistemi gjyqësor, Marrëveshja e Ohrit. Vetëm në këtë mënyrë do ta mbajmë rekomandimin dhe do të përmbahemi ndaj fazës së ardhshme dhe ky është fillim i negociatave inkuadruese me BE-në”, tha Ademi.

Kredibiliteti i procesit të zgjerimit është nga rëndësia strategjike, u pajtua ambasadori holandez Pllomp i cili theksoi se Evropa nuk mund t’i menaxhojë kufijtë e brendshëm pa i mbrojtur ato të jashtmet.

“BE-ja ndryshon në mënyrë intensive, do të jetë më ndryshe, por perspektiva Maqedoni që të bëhet anëtare duhet të ruhet, Holanda është mbështetëse e madhe e kësaj, por me rëndësi është që erdhi fundi i krizës politike. Periudha parazgjedhore nuk ishte e lehtë, kulminoi me ngjarjet në Kuvend. Tani me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit i cili mbështetet edhe nga SHBA-ja dhe nga BE-ja erdhi deri në zhvillim pozitiv të ngjarjeve dhe është koha të përqendroheni ndaj BE agjendës”, tha Plomp.

Edhe Ademi edhe Plomp theksuan se politika e zgjerimit nuk guxon të harrohet, ajo është e rëndësishme për tejkalimin e të gjitha sfidave, si në Maqedoni ashtu edhe në BE.

“Politika e zgjerimit nuk duhet të harrohet. Jam i bindur se kjo është pjesë e rëndësishme e zgjidhjes për një numër të madh problemesh me të cilat përballemi jo vetëm ne dhe rajoni, por edhe tërë BE-ja. Mbetet koha të tregojë si BE-ja do të zhvillohet më tutje. Por unë jam optimist se liderët e BE-së do ta bëjnë zgjedhjen e duhur dhe do ta vazhdojnë këtë projekt i cili solli paqe, stabilitet dhe prosperitet afatgjatë në këtë kontekst”, tha zëvendëskryeministri Arbër Ademi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button