Në prill shpenzimet për jetesë më të larta për një për qind

Shpenzimet e jetesës në prill të vitit 2017, në krahasim me prillin e vitit 2016 shënon rritje prej një për qind, ndërsa në krahasim me muajin e kaluar për 0,3 për qind. Rritje shënojnë edhe çmimet me pakicë për 2,2 për qind në krahasim me prillin e vitit të kaluar, ndërsa në krahasim me muajin e kaluar për 0,1 për qind.

Sipas të dhënave të publikuara të Entit Shtetëror të Statistikës, rritje e indekseve të jetesës në prill të vitit 2017, në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar është vërejtur tek perimet e freskëta dhe të ngrira përveç patates për 15,8 për qind, frutat freskëta dhe të ngrira për 11, 7 për qind, patatet për 4.1 për qind, arrat dhe produktet e frutave të thata me 1.4 për qind, vezët për 1.2 për qind, kosi për 0.7 për qind, cigaret 0.5 për qind, produkte të tjera të mishit, produktet e peshkut dhe të frutave të detit, perimet e thata, perimet e konservuara dhe të tjera të përpunuara për 0.4 për qind, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollatat dhe ëmbëlsirat për 0.3 për qind dhe buka për 0.2 për qind.

Në prill, gjithashtu rritje të Indeksit të çmimeve të konsumit është regjistruar edhe tek qilimat dhe mbulesat tjera të dyshemesë për 2.8 për qind, pajisje fotografike dhe kinematografike dhe instrumentet optike për 2.0 për qind, të sigurimeve për 1.8 për qind, materialet e zyrave dhe materialet për vizatim për 1.6 për qind, këpucët për 1.2 për qind, biçikletat, kopshte, bimët dhe lulet, shërbimet për rekreim dhe sport dhe shërbimet për akomodim për 0.9 për qind, lojëra, lodra dhe hobi për 0.7 për qind, riparimi i pajisjeve elektrike për 0.6 për qind, pajisjet për pranim, regjistrim dhe riprodhim i zërit dhe fotove 0.5 për qind, shërbimet për mirëmbajtjen dhe riparimin e banesës, sende të tjera personale dhe shërbime financiare të papërmendura në vende tjera për 0.3 për qind, veshje, pajisje të mëdha, aranzhmane turistike, shërbime hotelerike dhe artikuj të higjienës personale dhe shëndetit me 0.2 për qind.

Ulje në Indeksin e Çmimeve të Konsumit në muajin prill 2017, në krahasim me muajin e kaluar është regjistruar në produktet e tjera ushqimore për 1.3 për qind, mishi për 1.2 për qind, frutat e ngrira për 0.8 për qind, pijet alkoolike për 0, 5 përqind, peshku dhe frutat e detit për 0.4 përqind.

Një rënie e indeksit të shpenzimeve është regjistruar në pajisjet e informacionit me 7.2 për qind, gazit për amvisëri me 4.7 për qind, lëndë djegëse të lëngëta për amvisëri për 4.2 për qind, pajisjet për telefon dhe faks për 3 për qind për shërbimet spitalore për 2,5 për qind, lëndët djegëse të lëngshme dhe lubrifikantët, si pjesë e pajisjeve për pajisjeve për transportin personal për 2.2 për qind, tekstilet shtëpiake dhe automjetet për 0.6 për qind, mjetet dhe pajisjet për shtëpi dhe kopshte, produkte të tjera mjekësore dhe aparatet terapeutike, të shërbimeve për kulturë dhe shërbime të tjera që nuk janë përmendur më vend tjetër për 0.4 për qind, pajisjet për pastrimi dhe mirëmbajtjen e banesës dhe transporti ajror i udhëtarëve për 0.3 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button