16 këshilla që ndihmojnë në reduktimin e peshës tuaj !

Të gjithë e ndjejmë të nevojshme të reduktojmë kg e tepërt.

  1. Ha pak dhe në intervale të shpeshta ! Në vend që të hani nje dozë të madhe ushqimi njëherësh,mundohuni të hani një sasi të vogël  ushqimi, në intervale të ndryshme të ditës.
  2. Mos ha para se të flesh ! Ora 19.00 ose maksimumi ora 21.00 duhet të jetë kufiri i darkës tuaj. Pas këtyre orëve nuk këshillohet të konsumohet asgjë pasi nëse flini direkt pas këtij vakti,i gjithë ushqimi do të kthehet në ‘fat’ (dhjamë) dhe nuk ndihmon në procesin e dobësimit. Përkundrazi,ka efektin e kundërt !
  3. Mundohuni të lani dhëmbët gjithmonë ! Po i pastruat dhëmbët tuaj para se të hani atëherë do të konsumoni sasi me të vogla ushqimore, pasi kolinozi i jep një shije jo dhe aq të mirë ushqimit tuaj.
  4. Ëmbëlsirat! Mundohni të rralloni ngrënien e ushqimeve që përmbajnë sheqer,pasi e dimë që sheqeri është armiku numër 1 i shtimit në peshë.
  5. Hani perime para çdo gjelle. Ato proçesohen më shpejt në stomak!
  6. Bënin një kalendar tuajin ku të mbani shënim se sa gram/kg po humbisni çdo javë ! Kjo ka për t’ju motivuar.
  7. Kur të dilni në restorante,mos mendoni se çdo ushqim që ju sjellin në pjatë duhet të konsumohet ! Përgatiteni veten me këtë ide.
  8. Gjatë bërjes së pazarit, për secilin ushqim duhet të dini se sa kalori ka secili prej produkteve ushqimore.Mundohuni të blini gjërat e nevojshme, e jo ato që kërkon syri juaj !
  9. Hani ngadalë ! Kur hani mundohuni të përtypeni ngadalë dhe jo shpejt pasi në këtë mënyrë do të ngopeni më pak gjë dhe e shijoni ushqimin më shumë .
  10. Pini ujë gjatë gjithë ditës! Të paktën 3 litra në ditë .
  11. Nqse ndiheni të uritur, ‘gënjejeni’ veten me çamçakëz .Përtypni çamçakëz e pas disa minutash do ta harroni urinë !
  12. Reduktoni sasitë e ushqimeve te kripura,si dhe të ‘Junk Food’ (ushqimeve të shpejta ).
  13. Mos neglizho asnjë vakt !
  14. Proteinat mbi të gjitha ! Mundohuni t’i zgjidhni pa dhjamë e t’i gatuani me pak vaj ulliri.Evitoni mishin e kuq dhe konsumoni më tepër peshk e fruta deti !
  15. Kufizoni ushqimet me bazë miell gruri dhe mundohuni të konsumoni orizin në vënd të makaronave !
  16. Nëse dëshironi, mund të konsumoni në mënyrë të moderuar një gotë verë në vend të darkës, ndërsa kafja ose çaji këshillohen pa sheqer !

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button