NATO bombardon një radio të DEASH-it në Afganistan

Një stacion radioje është bombarduar përmes një avioni pa pilot që i përket forcave të NATO-s, në rajonin Nangarhar, rajon ky që ndodhet në lindje të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi me shkrim nga Ministria e Punëve të Brendshme të Afganistanit, thuhet se një radio me emrin Hilafet dhe e cila i përkiste organizatës terroriste DEASH, në qytetin Açin, është bombarduar përmes një sulmi ajror.

Radioja e cila bënte thirrje për pjesëmarrje në radhët e organizatës terroriste DEASH është bombarduar nga një avion pa pilot që i përket forcave të NATO-s.

Nga ana tjetër në këtë njoftim thuhet se në 24 orët e fundit, të paktën 34 militantë të DAESH-it janë neutralizuar në qytetet Açin dhe Nazijan të rajonit Nangarhar.

Në të njëjtin qytet, vitin e kaluar u bombardua një tjetër radio e organizatës terroriste DEASH.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button