Macron merr detyrën në fundjavë

Lideri i lëvizjes “En Marche” i cili u zgjodh president i ri i Francës, Emmanue Macron, do të fillojë zyrtarisht detyrën në fundjavë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Brendshme e Francës ka deklaruar se Macron, i cili fitoi zgjedhjet presidenciale do të marrë detyrën nga presidenti aktual François Hollande përmes ceremonisë që do të organizohet në Pallatin e Elizeut.

Në ndërkohë, Hollande së bashku me Macron morën pjesë në një ceremoni në sheshin Charles de Gaulle dhe vendosën kurorë lulesh në portën triumfale të Parisit.

Në ceremoni morën pjesë kryeministri francez Bernard Cazeneuve dhe ish-presidenti Nicolas Sarkozy, ministra, politikanë, krerë fetarë dhe shumë të ftuar të tjerë.

Në një deklaratë për televizionin ‘France 2’ pas ceremonisë, Hollande theksoi se ceremonia e dorëzim-pranimit të presidencës do të bëhet të dielën, duke shtuar se “Çdoherë do të jem në anën e Macronit”.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Francës, Macron ka marrë 66.06 përqind të votave kurse kundërshtarja e tij Marine Le Pen 33.94 përqind në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Gjatë zgjedhjeve, 25 milionë votues nuk dolën në votime, kurse katër milionë lanë të zbrazët fletëvotimin në shenjë proteste.

Rezultatet zyrtare në lidhje me zgjedhjet do të shpallen më 10 maj nga Këshilli Kushtetues i Francës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button