Dalje e lartë në votimin e hershëm të zgjedhjeve presidenciale në Korenë e Jugut

Mbi 11 milionë njerëz tashmë e kanë dhënë votën e tyre në zgjedhjet e parakohshme presidenciale në Korenë e Jugut, njofton DPA.

Votimin e hershëm, të enjten dhe të premten e kanë shfrytëzuar mbi 26 për qind e 42,5 milionë zgjedhësve të regjistruar në vend, thekson gazeta “Çosun ilbo”, duke cituar të dhëna të Komisionit nacional zgjedhor.

Votimi i rregullt do të mbahet nesër.

Këtë vit për herë të parë është mundësuar që herët të votohet edhe në zgjedhjet presidenciale

Jugokoreanët votojnë për trashëgues të ish-presidentes Park Guen-hje, e cila pas një skandali korruptues u largua nga funksioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button