Spasovski: Do të ketë reforma rrënjësore për profesionalizim të policëve

“Qeveria e re reformuese e udhëhequr nga LSDM është e vendosur të zbatojë reforma rrënjësore në shërbimet e policisë dhe sigurisë me qëllim që policia të bëhet plotësisht profesionale, bashkëkohore dhe efikase për qytetarët e Maqedonisë”, kështu u shpreh sot sekretari gjeneral i LSDM-së, Oliver Spasovski në konferencën për shtyp për rastin e Ditës së Policisë, njofton Portalb.mk.

Duke u thirr në dhjetë vitet e fundit të regjimit në ikje dhe në ndodhitë e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, Spasovski vlerëson se “në kohën e përpjekjeve për destabilizim shumë policë kanë vepruar në mënyrë të përgjegjshme dhe të dinjitetshme në interes të qytetarëve”.

Ai gjithashtu premton se do të sigurojnë polici e cila në mënyrë joselektive do të luftojë me krimin dhe korrupsionin nëpërmjet zbatimit të ligjeve për të gjithë e kjo do të arrihet duke i përmirësuar kushtet për punë të pjesëtarëve të shërbimit policor dhe të sigurisë.

Nga atje përfundojnë se do të ketë barazi për të gjithë para ligjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button