fbpx

Shënohet Dita ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe

Me promovimin e pullës së re postare me temë “Java e Kryqit të Kuq” sot Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë e shënoi “8 Majin”, Ditën Botërore të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

Kryetari i Kryqit të Kuq të Maqedonisë Millço Trajkov theksoi se Kryqi i Kuq i Maqedonisë ka arritur ta mobilizojë forcën e humanitetin dhe t’u ndihmoj atyre të cilët u është e domosdoshme ndihmë që të rimëkëmben nga ndonjë krizë ose katastrofë.

“Me përmbushjen e misionit tonë vullnetarët dhe të punësuarit tanë janë udhëhequr nga parimet me të cilët shkohet më larg kufijve gjeografikë, fetarë ose kulturorë.

Ai i theksoi numrin më të madh të sfidave me të cilat ballafaqohet Kryqi i Kuq i Maqedonisë midis të cilave aktivitete gjatë dhe pas përfundimit të krizave ose katastrofave, gjatë ndihmës rreth nevojave të emigrantëve përgjatë rrugëve të emigrantëve…

Drejtori i përgjithshëm i Postës së Maqedonisë, Fadis Rexhepi e potencoi bashkëpunimin me Kryqin e Kuq i cili bazohet në punën e organizatës si humaniteti, paanshmëria, pavarësia dhe universaliteti dhe e cila çdoherë përpiqet të jetë atje ku ndihma është më e nevojshme.

“Fryt i bashkëpunimit tonë të përbashkët është publikimi i pullës postare shtesë me rastin e Ditës ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, përmes të cilës dëshirojmë që edhe një herë ta potencojmë dhe ta promovojmë rëndësinë për mirëkuptim të përbashkët, miqësi, bashkëpunim dhe paqe të përhershme midis të gjithë njerëzve”, tha Rexhepi.

Informoi se vlera nominale e pullës postare është nëntë denarë dhe është shtypur në tirazh prej 50.000 kopje. Mjetet nga shitja e pullës postare do t’u dedikohen për Kryqin e Kuq.

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë e shënon këtë ditë përmes organizimit të disa ngjarjeve: ndarje të mirënjohjeve për dhuruesit e gjakut, ngjarje publike në rajonet qendrore të qytetit, punëtori për zgjerim të diturive për Lëvizjen e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, ndihmë për target grupet, debate, ngjarje publike mediale… në të gjithë 34 organizatat komunale të Kryqit të Kuq dhe Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit.

“Vullnetarët dhe të punësuarit e tanë udhëhiqen nga parimet me të cilat shkohet më larg kufijve gjeografikë, fetarë ose kulturorë.Kryqi i Kuq i RM-së paraqet organizatë të vetme në territorin e Republikës së Maqedonisë, të cilën e përbëjnë rrjet i 34 organizatave komunale të Kryqit të Kuq, Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, me gjithsej 102 të punësuar, 10.042 anëtarë të regjistruar dhe 3.648 vullnetarë aktivë të cilët janë pjesë e bashkësive lokale dhe paraqesin urë deri te shfrytëzuesit tanë të fundit”, thonë nga Kryqi i Kuq i Maqedonisë

Dita Botërore “8 Maji” shënohet në të gjithë 190 shoqatat kombëtare në nder të themeluesit të lëvizjes së Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe Andri Dinan, tregtar zviceran, i cili lindur pikërisht më 8 maj i cili e inicoi formimin e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button