Gjykata Kushtetuese të mërkurën do të vendos për mandatin e kryetarëve të Komunave

Gjykata Kushtetuese të mërkurën pritet të vendos se a do ta vazhdojë mandatin e kryetarëve të Komunave edhe pas 15 majit për shkak pamundësisë që së shpejti të organizohen zgjedhje lokale, njofton Portalb.mk.

Gjykata, siç paralajmëroi Tellma, vendos pas iniciativës së Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe Kongresit Botëror Maqedonas.

Më parë, Bashkësia e njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) e përkrahi mendimin e dhënë nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale për vazhdimin e mandatit të kryetarëve të Komunave dhe të këshilltarëve deri 15 maj 2017. BNJVL bëri thirrje për sigurimin e kushteve dhe për caktimin e shpejtë të zgjedhjeve lokale sepse në të kundërtën do të vije në gjendje kur Komunat dhe institucionet të cilat janë nën kompetencat e Komunave: shkollat, kopshtet, institucionet kulturore, ndërmarrjet publike, njësitë e zjarrfikësve nuk do të jenë në gjendje të kryejnë detyrën e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button