Tensione te Barcelona, ylli i MSN kapet keq me trajnerin (FOTO)

Javën e kaluar qarkulluan informacione që Neymar dëshiron që trajner i Barcelonës të bëhet Juan Carlos Unzue.
Megjithatë, ngjarjet e fundit te Barcelona nuk e konfirmojnë një gjë të tillë.

Sipas “Mundo Deportivo”, Neymar dhe Unzue kanë pasur një debat të ashpër në zhveshtoret e Barcelonës, përcjell Lajmi.net.

Burimet e gazetës katalunase bëjnë të ditur që situata ka qenë mjaft e tensionuar.

Ndryshe, Unzue është ndihmës i Enriques dhe njihet për karakterin e fortë dhe gjykimet e prera.

Paraprakisht gjatë sezonit, ai iu ka mbajtur fjalime të “nxehta” edhe portierit Ter Stegen, mbrojtësit Samuel Umtiti dhe mesfushorit Ivan Rakitic.

ney

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button