6 simptoma të atakut në zemër që shfaqen vetëm tek gratë

Sulmet në zemër janë një ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve sot. Fatkeqësisht, kjo sëmundje zakonisht i godet njerëzit krejt papritur. Megjithatë, trupi dërgon disa sinjale më parë, që ne nuk duhet t’i injorojmë.

Në gazetën ‘Shëndet+’ janë shkruar disa artikuj në lidhje me sëmundjet e zemrës, veçanërisht për simptomat e përgjithshme që paralajmërojnë për atak kardiak. Por, rezulton që ata shfaqen ndryshe nga meshkujt tek femrat. Ja cilat janë 6 shenjat që çdo grua duhet të dijë për të mbajtur sëmundjen sa më larg të jetë e mundur.

Dhimbje në shpinë, qafë, grykë dhe krahë

Këto shenja mund të jenë pak konfuze, duke qenë se ataku në zemër lidhet fillimisht me dhimbje në gjoks ose krahun e majtë. Dhimbja mund të jetë progresive, ngacmuese, akute ose e papritur. Mund t’ju zgjojë edhe në mes të natës. Prandaj është mirë të konsultoheni me një mjek sapo të konstatoni ndonjë simptomë të pazakontë.

Dhimbje të forta në stomak, të vjella

Disa simptoma të atakut në zemër mund të ngatërrohen me shenjat e helmimit, gripit ose rrahjeve të shumta të zemrës. Ndonjëherë gratë përjetojnë një lloj tensioni në pjesën abdominale, ku sipas përshkrimit të tyre “është si të të ulet një elefant në bark”.

Djersë të ftohta

Djersët e ftohta janë një tjetër simptomë e zakonshme tek gratë. Mund të duket sikur lidhet me stresin. Megjithatë, nëse nuk keni pasur simptoma të ngjashme më parë, do të ishte më mirë të vizitonit një specialist.

Probleme me frymëmarrjen dhe marramendje

Problemet me frymëmarrjen pa asnjë arsye mund të jenë “shoqërues besnikë” të atakut në zemër, sidomos nëse shfaqen edhe të tjera simptoma. Gratë që i kanë mbijetuar atakut në zemër thonë se janë ndier sikur kanë bërë maratonë, edhe pse as nuk kanë lëvizur.

Lodhje

Edhe pasi keni bërë një pushim të gjatë, ju mund të ndiheni tepër të lodhur dhe nuk mund të kryeni veprime të thjeshta (për shembull, të shkoni në tualet). Ky është një sinjal alarmues dhe një arsye për t’i kushtuar vëmendje gjendjes së sistemit kardiovaskular.

Tension dhe dhimbje në gjoks

Dhimbja e gjoksit, parehatia, ndjesia e ushtrimit të presionit në gjoks, të gjitha këto simptoma shfaqen tek të gjithë njerëzit që rrezikohen nga ataku në zemër, pavarësisht gjinisë së tyre. Megjithatë, disa gra përjetojnë dhimbje jo vetëm në anën e majtë të gjoksit, por në të gjithë kraharorin. Nëse dhimbja ose tensioni nuk zhduket brenda pak minutash, telefononi menjëherë mjekun.

Shënim: Këto shenja nuk paralajmërojnë domosdoshmërish për atak në zemër. Megjithatë, kombinimi i tyre, si dhe shpeshtësia e shfaqjes të të njëjtave simptoma, është një arsye e mjaftueshme për t’u konsultuar me një specialist. Kujdesi mjekësor në kohë mund t’ju shpëtojë jetën. Kujdesuni për veten!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button