Gjini ka një kërkese për Mimoza Kusarin dhe asamblistët e VV-së

Nënkryetari i AAK-së Ardian Gjini, ka shkruar në profilin e tij në facebook duke ju drejtuar përfaqsuesve të qytetarëve të Gjakovës në Asamblenë Komunale duke thënë se nuk ështe në rregull që qytetarët që ata përfaqësojnë të paguajnë taksa e të mos marrin asgjë nga qeveria?

Sipas tij Qeveria do të ndërrohet për më pak se dy muaj dhe hyrje daljet do të financohen ndershëm, ashtu siq janë financuar për qytetet tjera.

Ja postimi i tij i plotë në facebook:

Për përfaqësuesit e qytetarëve të Gjakovës në Asamblenë Komunale

A iu duket në rregull që qytetarët që ju i përfaqësoni të paguajnë taksa e të mos marrin asgjë nga qeveria?

A iu duket në rregull që hyrje-daljet e qyteteve tjera të Kosovës të financohen nga buxheti i shtetit, ku qytetarët tuaj participojnë, e Gjakova të ngarkohet me borgj me kamatë për hyrje-daljet e veta?

A ju duket në rregull që ne të paguajmë edhe taksa edhe borgj për dekada?

Mos votoni nesër, mos i ngarkoni me borgje të pandershme qytetarët tuaj.

Qeveria do të ndërrohet për më pak se dy muaj dhe hyrje daljet do të financohen ndershëm, ashtu siq janë financuar për qytetet tjera.

Është e pandershme dhe e turpshme nga ana e qeverisë. T’i financojë direkt dhjetëra miliona euro projekte për qytetet tjera e Gjakovën ta fus në borgje.

Do të ishte e tmerrshme nëse Kryetarja e Komunës dhe Asambleja Komunale e pranojnë këtë ‘ofertë’ kaq të pandershme dhe poshtëruese. Të paktën jo në më pak se dy muaj para ndërrimit të kësaj qeverie fyese për Gjakovën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button