Dita e Policisë, Zaev: Të përkushtuar për policë profesional dhe efikas

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) Zoran Zaev për nder të 7 majit, Dita e Policisë në Republikën e Maqedonisë ka dërguar urime për pjesëtarët e policisë dhe shërbimeve të sigurisë, njofton Portalb.mk.

“Në emër të LSDM-së dhe në emrin tim personal ju uroj Ditën e Policisë në Republikën e Maqedonisë. Shpreh respekt të sinqert dhe faleminderim për të gjithë profesionistët të cilët në momente të vështira të regjimit, dhunës dhe përpjekjes për destabilizim, përgjegjshëm dhe dinjitetshëm punuan në shërbim të qytetarëve”, thuhet në telegram urimin e Zoran Zaevit.

Ai gjithashtu vlerëson se “të jesh pjesë e policisë dhe shërbimit të sigurisë është përgjegjësi por edhe nder dhe se për këtë duhet dijeni dhe vetëdije. Të gjithë duhet të jemi të lumtur që Maqedonia ka profesionistë të cilët mund t’i mbrojnë qytetarët, interesat shtetërore dhe përparimin kushtetues të Maqedonisë”.

Nga LSDM-ja premtojnë se “do të sigurojnë polici e cila do t’i mbrojë qytetarët dhe në mënyrë joselektive do të luftojë me krimin dhe korrupsionin nëpërmjet zbatimit të ligjeve në mënyrë të barabartë për të gjithë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button