fbpx

Keniani për të dytën herë fitoi “Viz Air Maratona e Shkupit”

Për herë të dytë me radhë, maratonomaku nga Kenia, Kiprotiç Kirui është fitues i “Vizer Maratona e Shkupit”, kësaj radhe me kohë 2 orë , 12 minuta e 59 sekonda. Pas tij në vendin e dytë u ndal bashkombasi i tij, Edvin Kipruti Kirva, para Semjuel Kimutai Kiptum.

“Vitin e kaluar ishte ndryshe , ishte më nxehtë , ndërsa sot ishte më mirë . Një muaj më parë isha në Nigeri në stërvitje dhe isha i gatshëm për garë. Mirëpo kisha një lëndim të vogël në këmbë dhe nuk mund të jepja maksimumin, ” deklaroi Kiprotiç Kirui, fitues i maratonës “Viz Air Maratona e Shkupit”.

Maratonomaku më i suksesshëm nga Maqedonia është Aleksandar Kiraxhiev, i cili u ndal në vendin e 6-të dhe arkëtoi titullit e kampionit të Maqedonisë , duke dominuar në 3 vitet e fundit.

“Jam i lumtur që mbroj për herë të tretë titullin e kampionit , siç thonë ameriakanët “het trik”. Arrita kohën më të mirë në Maratonën e Shkupit dhe relavitisht kohën time më të mirë në karrierën time. Kalova pistën për 2 orë 41 minuta që është për 4 minuta më mirë se sa ai i vitit të kaluar, 2 orë e 45 minuta”, tha mes tjerash Aleksandar Kiraxhiev.

Ndërkohë në konkurencën e femrave, në vendin e parë u ndal Stela Barsosio nga Kenia, e cila kaloi 42 kilometra për kohën 2 orë 33 minuta e 42 sekonda. Në vendin e dytë dhe të tretë arritën bashkombëset e saja,  Salina Xhebet dhe Gledis Bivot.

Në garën e gjysmëmaratonës, në vendin e parë u ndal Dario Ivanovski, i cili 21 kometra i kaloi për kohë 1 orë, 11 minuta dhe 27 sekonda. Në vendin e dytë u ndal Atanas Ançevski para Millosh Rançiqit. Në konkrencën e femrave , tri motrat nga Estonia, Lejla, Lina, dhe Lili Luik, kaluan vijën fundore së bashku, duke përshkuar 21 kilometrat për 1 orë, 26 minuta e 7 sekonda. Ndryshe në edicionin e 13 të “Viz AIR Maratona e Shkupit” morrën pjesë më shumë 8000 atletë nga 52 vende të botës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button