Sulmet në Kuvend, Prokuroria Publike me arrest shtëpiak e masë parandalimi për të akuzuarit

Deri te Prokuria Themelore Publike (PTHP) kanë arritur dy akuza penale të ngritura nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) kundër personave për kryerje të veprave penale për pjesëmarrje në turmë në ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë duke kryer vepër penale me nenin 385 të kodit penal, njofton Portalb.mk.

“Për një individ prokurori publik kompetent pas grumbullimit të dëshmive ka vërtetuar akuzë. Duke shqyrtuar të dhënat e gjendjes shëndetësore të të dyshuarit, prokurori publik i cili udhëheq me rastin ka propozuar deri te gjykatësi i Gjykatës Themelore Shkupi 1 parashtrimin e masës së parandalimit edhe atë: Ndalesë për lëshimin e vendbanimit, marrja e dokumentacionit të udhëtimit, ndalesë për pjesëmarrje në vendet ku mbahen protesta në distancë prej 500 metrave dhe ndalesë për afrim ndaj personave si të lënduar në rastin” e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë  thuhet në kumtesën e Prokurorisë Publike.

Për personin tjetër për të cilin është parashtruar ankesë, Prokuroria Publike në Shkup duke vlerësuar dëshmitë, tash për tash ka pranuar cilësimin e drejtë për kryerje të veprës penale. Duke vlerësuar se ekzistojnë baza ligjore, prokurori kompetent deri te gjykatësi ka parashtruar propozim për përcaktim të masës së sigurisë. Gjykata me vendim të të dyshuarit i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 8 ditë.

Aktivitetet e Prokurorisë Publike janë në vazhdim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button