Në Uiz Er Maratona e Shkupit mbi 8.500 pjesëmarrës

Në Shkup po mbahet edicioni i 13-të i Uiz Er Maratona e Shkupit në të cilën janë paraqitur mbi 8.500 pjesëmarrës nga 51 shtete.

Këtë vit, në maratonë do të marrin pjesë 1.000 pjesëmarrës më shumë nga edicioni i vitit të kaluar.

Manifestimi është financuar nga Qyteti i Shkupit me 1.200.000 denarë, ndërsa në dispiozicion janë vendosur të gjitha ndërmarrjet publike të cilat janë nën ingerencat e Qytetit të Shkupit.

Gjatë mbajtjes së maratonës, autobusët e Ndërmarrjes transportuese publike do të qarkullojnë me regjim të ndryshuar të komunikacionit, ndërsa pjesëmarrësit e maratonës së Shkupit të cilët kanë dhe mbajnë numra në bluzat për maratonë do të mund të voziten falas.

Sipas drejtorit të Uiz Er Maratona e Shkupit, Kire Sinadinovski, maratona nga viti në vit bëhet një prej ngjarjeve më të vizituara dhe më interesante në Maqedoni.

Fillimi i garës maratonike dhe gjysmëmaratonike,si dhe i gara e stafetës është në orën 8:30, ndërsa i garës prej 5 kiloemtra, 15 minuta më vonë.

Në kuadër të maratonës dje është mbajtur edhe Mini maratona për fëmijë në kein e Lumit Vardar, mbrapa Park Hotel dhe Spa. partnerë të Mini maratonës për fëmijë janë Komiteti olimpik i Maqedonisë dhe UNICEF-i.

Sponsori i përgjithshëm “Viz er” për çdo pjesëmarrës ka sigurua edhe vauçer në vlerë prej 20 euro të cilin mund ta shfrytëzojë: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button