Gaxherri: PDK çdo herë dorëzohet në qeverisje

Partia Demokratike e Kosovës asnjëherë nuk ka qenë e aftë të vazhdojë mandatin deri në fund të qeverisjes, ka thënë deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri.

“PDK-ja nuk ka mujt asnjë Qeveri ta çojë deri në fund të mandatit. Çdo Qeveri e ka pas kështu. Edhe atëherë kur e pati rrëzuar vetveten. Të shohim se çfarë do të ndodhë në këtë mandat. Ne jemi të gatshëm me shku në zgjedhje e edhe me vazhdu mandatin”, ka thënë ajo për Indeksonline.

Kurse, lidhur me mocionin e iniciuar nga Nisma për Kosovën, Gaxherri thotë se i njëjti është bërë në bazë të procedurës të cilin ia mundëson rregullorja.

“PDK dhe LDK kanë marrëveshje dhe ajo nuk mundet me ndodhë pa pajtimin e tyre. Nëse do të procedohet javën e ardhshme, do të jemi aty që të shohim”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button