Sulmuesi i Shekerinskës dërgohet në Prokurori

Me kërkesë të Prokurorisë Policia ka ndaluar sot A.P i cili dyshohet se natën dhunshme në Kuvend ka sulmuar fizikisht duke tërhequr zvarrë për flokësh nënkryetaren e LSDM-së Radmilla Shekerinska.

Alsat mëson se i dyshuari tashmë po merret në pyetje. Nuk dihet nëse ndaj dtij do të caktohet masa e paraburgimi. Për ngjarjet në Kuvend gjatë dhjetë ditëve të fundit janë ndaluar 15 persona, ndërsa tetë prej tyre tashmë janë në paraburgim në burgun e Shutkës. Ministria e Brendshme ka marrë në pyetje deri më tani gjithsej pesë persona, duke përfshirë kryetarin e shoqatës “Qoseto” Goran Agelov nga Velesi, por për atë ende nuk ka urdhër arrest.

Ish prokurori Aleksandër Nakov vlerëson se Prokuroria ka një plan të menduar mirë për të shmangur vepra të rënda penale. Që atëherë kaluan dhjetë ditë, dhe sipas Nakovit, prokuroria e Marko Zvërleskit edhe më tej e zvarrit rastin duke e mbrojtur krimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button