Njëri nga dhunuesit e Selës, vjet ka protestuar edhe para Gjykatës Kushtetuese (VIDEO)

Një nga sulmuesit e Ziadin Selës, kryetarit të LR PDSH, i cili me disa persona tjerë e tërhiqte zvarrë Selën gjysmë të vdekur nëpër korridoret e Kuvendit të Maqedonisë, njihet në  një nga regjistrimet e kamerës së CIVIL Media,  i cili më 15 mars të vitit 2016,  si një nga të intervistuarit, u deklarua se do ta mbrojë Maqedoninë nga tradhtarët.

Sulmuesi i Selës, fytyra e të cilit u gjet në regjistrimet e mediave në Kuvend, vitin e kaluar ishte një nga mbrojtësit e Gjykatës Kushtetuese, kur u sjell Ligji për faljet, me të cilin Presidentit Gjorge Ivanov iu mundësua të falë persona të përfshirë në vepra të krimit zgjedhor, por edhe persona me vepra të rënda penale, pedofilë, dilerë të drogës, përdhunues…

Para një viti, në pyetjen se çfarë do të vepronte nëse vjen deri te konflikti, një nga sulmuesit e Selës, për CIVIL Media theksoi: “Edhe duhet të vijë deri te konflikti, dhe më në fund të vendosim. Ose do të bëhemi – Maqedonas, ose jo! Kur bëhet fjalë për Maqedoninë, duhet të dalim të gjithë…”

CIVIL –Qendra për Liri ka bërë  dhe bën thirrje për maturi dhe seriozitet, dhe ka apeluar deri te të gjithë qytetarët të përmbahen ngaaktivitetet të cilat mund të sjellin deri te përkeqësimi, tensione dhe ndeshje të hapura.

Civili kërkon dhe bën thirrje deri te institucionet, t’i gjejnë të gjithë dhunuesit të cilët ushtruan dhunë mbi deputetët dhe e thyenin Kuvendin e Maqedonisë, më 27 prill të vitit 2017, dhe t’i ndëshkojnë me dënime përkatëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button