Në dy aksidente në Tetovë lëndohen tre persona

Tre persona prej të cilëve një vajzë pesëvjeçare janë lënduar në dy aksidente trafiku që gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur në Tetovë, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovski.

Sipas të dhënave të tij, vajza me prejardhje nga fshati Llace i tetovës është lënduar derisa ka ecur në këmbë me ç’rast është goditur nga automjeti i udhëtarëve “Opel astra” me targa tetovare i drejtuar nga 31-vjeçari P.V. nga Falishti. Aksidenti ka ndodhur rreth mesditës në rrugën “Todor Cipovski-Merxhan” në Tetovë.

“Vajza e lënduar me automjet tjetër është dërguar në spitalin e Tetovës dhe pas dhënies së ndihmës mjekësore është lëshuar në shtëpi. Është kryer ekspertizë, ndërsa arsye për aksidentin fillimisht është shpejtësia e papërshtatur gjegjësisht vozitje shumë e shpejtë” tha Josifovski.

Aksidenti i dytë ka ndodhur dje mbrëma rreth orës 20 në rrugën “146” në Tetovë. Në të kanë marrë pjesë një automjet i udhëtarëve “Suzuki svift” me targa tetovare, që e ka drejtuar tetovari F.XH. (29) dhe skuter “Jijing” me targa shkupjane i drejtuar nga tetovari B.I. (44) ndërsa në të cilin ndodhej edhe bashkëudhëtari E.I. (24) gjithashtu nga Tetova.

“Në aksidentin shoferi i skuterit dhe bashkëudhëtari i tij kanë marrë lëndime të rënda trupore. I pari të thyera në shpatullën e majtë dhe në këmbën e majtë, ndërsa i dyti lëndime trupore. Të dytë me një automjet tjetër janë dërguar në Spitalin klinik të Tetovës, u është dhënë ndihmë dhe janë lëshuar në mjekim shtëpiak”, tha Josifovski.

Është kryer ekspertizë e kompletuar dhe po konfirmohet arsyeja dhe gjithçka tjetër e lidhur me aksidentin. Fillimisht arsye është mosmbajtja e largesës që është e caktuar me ligj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button