Nëntë persona e kanë humbur jetën gjatë një sulmi afgan në Pakistan

Të paktën nëntë persona janë vrarë kur forcat afgane të sigurisë, me mbështetje të artilerisë, kanë hapur zjarr ndaj punonjësve të cilët, nga ana pakistaneze e kufirit, kanë mbledhur të dhëna për regjistrim të banorëve dhe ndaj trupave të cilët i kanë përcjellë.

Gjatë sulmit jetën e kanë humbur nëntë civilë, ndërsa 42 janë lënduar, midis të cilëve edhe gra dhe fëmijë, njofton Tanjug, përcjell MIA.

Autoritetet pakistaneze theksuan se ky sulm tejkufitar nuk është shkaktuar me asgjë, ndërsa përfaqësuesit afgan pohojnë se pakistanezët të parët kanë hapur zjarr dhe kanë lënduar dy policë afganë.

Zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze gjeneral majori Asuf Gafur deklaroi se ushtria e ka mbyllur kufirin si përgjigje ndaj sulmit, me ç’rast është bllokuar kalimi i njerëzve dhe transporti i mallrave deri në Afganistan.

“Tani për tani pranuam nëntë trupa. Ata civilë janë vrarë në një sulm afgan”, theksoi mjeku i spitalit shtetëror në Çaman Aktar Muhamed, duke shtuar se disa nga të lënduarit janë në gjendje kritike.

Kryeministri i Pakistanit Navaz Sharif publikoi kumtesë në të cilën sulmi afgan është përshkruar si “fatkeq”.

Ai insistoi që Kabuli të ndërpresë me sulmet tejkufitare, duke paralajmëruar se sulmet e atilla i kanosen përpjekjeve që të vendoset paqe në Afganistan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button