Junker: Brekzit është tragjedi, por do të ketë bisedime korrekte me Britaninë e Madhe

Kryetari i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker deklaroi një konferencë për shtyp në Firence se dalja e Britanisë nga BE-ja është moment i dhimbshëm dhe se Brekzit paraqet “tragjedi”, por se do të ketë “bisedime korrekte”, me, siç tha “miqtë tanë britanikë”.

Junker në fjalim përdori ironinë e hollë për të treguar se rëndësia e Britanisë në Europë po zbehet që tani.

Në konferencë për shtyp të mbajtur në sfondin e tensioneve të shtuara me afrimin e negociatave të Brekzit-it, ai zgjodhi të fliste përgjatë gjithë kohës në gjuhën franceze, por shpjegimin për këtë, serish e dha në anglisht.

“Ngadalë, por pa asnjë dyshim, anglishtja është duke e humbur rëndësinë e saj në Evrope. Pastaj, kemi dhe zgjedhjet në Francë”, tha Junker.

Vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për shkëputje nga blloku, Junker e cilësoi një tragjedi, por jo të pakapërcyeshme.

“Do të negociojmë ndershmërisht me miqtë tanë britanikë, por të mos harrojmë se nuk është BE-ja ajo që po braktis Anglinë, është Anglia që zgjodhi të braktiste BE-në dhe kjo e bën të gjithë ndryshimin”, tha Junker.

Kryeministrja britanike Teresa Mej ka akuzuar disa zyrtare të Bashkimit Evropian se po përpiqen të influencojnë zgjedhjet parlamentare britanike të 8 qershorit.

Në ato lokale, konservatorët rezulton të kenë fituar goxha terren në dëm të laburistëve, ndërsa populistët e UKIP pësuan një disfatë totale, të cilën ia faturojnë asaj që e quajnë “fashitje” të ndikimit të kësaj partie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button