Deputetët duhet të aktivizohen! Shpëtimi i komunave në duart e tyre

Më 14 maj të 2017-s skadon afati i kryetarëve dhe këshillave komunal gjë që e cila me automatizëm u merr të njëjtëve kompetencat. Kryetari i Kuvendit (i cili është i vetmi që mund të caktojë zgjedhjet komunale) duhej që deri më sot të kishte caktuar datë për këto zgjedhje por meqë ai u zgjodh shumë vonë, e vetmja rrugëdalje për shpëtim të komunave nga bllokada është ndryshimi i ligjit të vetëqeverisjes lokale dhe Kodit Zgjedhor, shkruan Portalb.mk.

Por, në analizën e realizuar ditë më parë nga Portalb, ekspertët vlerësuan se kompetencën e ndryshimit të ligjit të vetëqeverisjes lokale dhe atij zgjedhor e ka vetëm Kuvendi nëpërmjet votimit të deputetëve të saj nga ku vlerësojnë se ekziston vetëm në zgjidhje, e ajo është zgjatja e mandatit të kryetarëve dhe këshillave komunal.

Nenin 35, paragrafi 1  të ligjit për vetëqeverisje lokale thuhet se “anëtarët e këshillit komunal zgjedhën me mandat katërvjeçar”, që nënkupton se si ata edhe kryetarët e komunal kanë të njëjtën kohëzgjatje dhe që në momentin kur ndërprehet mandati i kryetarit të komunës ndalon edhe roli i këshillave komunal.

Neni 35, Ligji për vetqeverisje lokale

 

Ndërsa në Nenin 49 të po të njëjtin ligj thuhet se “kryetari i komunës zgjedhet çdo katër vite në zgjedhje të përgjithshme, të drejtpërdrejta dhe të lira me votim të fshehtë në përputhje me ligjin me të cilin rregullohet zgjedhjet lokale”.

Neni 49, Ligji për vetqeverisje

Ndërsa për ta bërë më të qartë, në Nenin 16, paragrafi 1 të Kodit Zgjedhor (edhe pse në nenin në fjalë është bërë lëshim teknik, sepse në vend të muajit mars, duhet të jetë muaji maj) thuhet se “zgjedhjet për anëtarë të këshillit dhe për kryetar komune mbahen në çdo katër vjet njëkohësisht në të gjitha komunat, në ditën e diel të javës së parë të muajit maj”.

Neni 16,paragrafi 1, Ligji zgjedhor

Me shfuqizimet e neneve paraprake në ligjin e vetëqeverisjes lokale dhe atë të zgjedhjeve mandati i kryetarëve dhe këshillave komunal mund të zgjatet deri më 6 muaj.

Në të gjitha pikëpamjet del se zgjidhja e vetme është ndryshimi i ligjeve, kjo padyshim, por ndryshimi i ligjeve arrihet vetëm nëse thirret e njëjta nga kryetari i tanishëm i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Thirrja e ndryshimit të saj arrihet me votim nga deputetët aktual, e kjo duhet të bëhet më së vonti deri më datë 10.05.2017 të ditës së mërkurë.

Megjithëse kompetencën për ndryshimin e ligjeve e ka Kuvendi dhe deputetët e saj, serish Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë të mërkurën më 10 maj, do t’i shqyrtojë nismat për shfuqizimin e dy neneve nga ligji për vetëqeverisje lokale dhe nga Kodi Zgjedhor, me çka pretendon se do t’iu mundësohet kryetarët dhe këshilltarët do të mbeten në postet e tyre deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Por për këtë pretendim ajo me shumë gjasë nuk do të mund ta realizojë, ngaqë që siç bënë të ditur ekspertët për Portalb ajo nuk ka kompetenca.

Ndryshe, mandatet e kryetarëve dhe këshillave komunal skadojnë deri më 14 maj sepse sipas zgjidhjeve aktuale ligjore, mandati i tyre zgjatë katër vite ndërsa zgjedhjet lokale duhet të mbahen në gjysmën e parë të muajit maj, ose me 7 ose me 14 maj. Por, meqë Kuvendi i Maqedonisë një kohët të gjatë nuk kishte kryetar i njëjti pengoi caktimin e zgjedhjeve lokale e cila bëri që të skadojë afati për shpalljen e zgjedhjeve lokale.

LEXO: Gjykata Kushtetuese të mërkurën do të debatoj për vazhdimin e mandatit për kryetarët e komunave

LEXO: Si mund të shpëtojnë komunat nga bllokada? Ekziston vetëm një mundësi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button