Londër: Në aeroportin Heathrow pezullohen disa fluturime për “shkaqe të sigurisë”

Aeroporti i Londrës, Heathrow ka pezulluar përkohësisht disa fluturime në njërin prej 5 terminale të aeroportit. Zyrtarët e aeroportit thonë se pezullimet e fluturimeve janë bërë “për shkaqe të sigurisë”, shkruan REL.

Një zëdhënëse e aeroportit ka thënë se pezullimet e fluturimeve në terminalin 3, janë shkaktuar për “shkaqe të sigurisë”, por nuk ka dhënë më shumë hollësi.

“Ne jemi duke punuar në terminalin 3 në Heathrow, pas një raporti për një mjet të dyshimt në një valixhe që është detektuar nga rrezet X”, ka thënë policia e Londrës.

Heathrwë, që ka 5 terminale kryesore, është njëri prej aeorporteve më të frekuentuara në botë dhe nga terminali 3, zakonisht kryhen fluturimet e gjata por ka edhe disa fluturime që kanë për destinacion vendet evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button