SHBA zhvendos një seli ushtarake dhe 100 trupa në Poloni

Misioni në Evropë i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara ka thënë se 100 trupa dhe selia e tyre taktikejanë rivendosur nga Gjermania nëPoloni, për të ndihmuar forcat amerikane që tashmë janë të vendosur në atë rajon, shkruan REL.

Rreth 6 mijë trupa amerikane janë vendosur këtë vit në këtë rajon, pas veprimeve të Rusisë në lindje të Ukrainës. SHBA ka kërkuar po ashtu prezencë më të madhe të trupave aleate.

Misioni i Atlantikut, mision i SHBA-së në Evropë, ka thënë se selia e tyre taktike, në nivel të divizionit është rivendosur më 29 prill në qytetin perëndimor të Poznanit, për të komanduar forcat në rajon, ku SHBA nuk ka pasur prezencë të konsiderueshme ushtarake në të kaluarën.

Rajoni përfshinë Estoninë, Letoninë, Lituaninë, Poloninë, Gjermaninë, Sllovakinë, Hungarinë, Rumaninë dhe Bullgarinë.

Misioni ka thënë se kjo rivendosje do të rrisë aftësinë për të reaguar më shpejt dhe për tu mbrojtur në mënyrë më efikase nga çdo kërcënim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button