Osmani: Ahmeti nuk ka çfarë ta bind Ivanovin se jemi për Maqedoni unitare

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, në emisionin e mbrëmshëm “Otvoreno (Hapur)” në TV24, tha se lideri i partisë, Ali Ahmeti, nuk e ka ndërmend që të shkojë te presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov që ta bind se ai dhe partia e tij janë për Maqedoni unitare, njofton Portalb.mk.

“Edhe Ahmeti edhe BDI deri më tani publikisht kanë thënë dhe e thonë se janë për Maqedoni unitare dhe për respektim të Kushtetutës dhe për atë Ahmeti nuk e ka ndërmend që ta bind Ivanovin në atë qëndrim tonin”, tha Osmani, duke u përgjigjur në pyetjen nëse Ahmeti do të pranonte propozim të liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, që të shkojnë bashkë te Ivanovi.

Osmani tha se Ivanov ka vetëm funksion ceremonial dhe nuk ka çfarë ta bindin kur të gjithë e dinë se shumica parlamentare është për Maqedoni unitare.

“Do ta respektojmë afatin nga Kushtetua prej 10 ditëve dhe pavarësisht se çfarë ai do të përgjgjet, do të shkojmë në formimin e Qeverisë”, tha  Osmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button