Ahmeti: Qeveria e re reformuese do të formohet shumë shpejt

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mbrëmë në Shkup u takua me përfaqësuesin special të kryesuesit të OSBE-së, ambasador Kristian Strohal si dhe ambasadoren e OSBE-së në Maqedoni,  Nina Soumalainen.

Kryetari Ahmeti dhe ambasadori Strohal, siç thuhet në kumtesë bashkëbiseduan për gjendjen politike në vend pas dhunës së 27 prillit si dhe për zhvillimet që duhet të vijojnë.

Ai falënderoi misionin e OSBE-së në vend për kontaktin e vazhdueshëm me deputetet gjatë mbrëmjes së 27 prillit.

Ahmeti tha që “Qeveria e re reformuese do të formohet shumë shpejt dhe Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit po bën pjesën e vet të obligimit për ta lehtësuar dhe përshpejtuar këtë proces”.

Kryetari i BDI-së foli për prioritet e Qeverisë së re që janë reformat në gjyqësor, integrimi euroatlantik, marrëveshja e Ohrit, marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore si dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Njëkohësisht, Ahmeti shprehu shqetësim për mundësinë e frymëzimit të telasheve në vend për interesa gjeopolitik dhe ftoi komunitetin ndërkombëtar që të përqendron vëmendjen në zhvillimet në vend dhe rajon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button