Zeqiri: Nuk ka vend për shqetësim nga deklaratat e Zaevit për Kosovën (VIDEO)

Muhamed Zeqiri, deputet i LSDM-së në Kuvendin e Maqedonisë, ka komentuar deklaratën e shefit të tij të partisë, Zoran Zaev, që ka dhënë për mediat në Serbi se maqedonasit dhe serbët janë vëllezër dhe se “do të gjendet një zgjidhje edhe për Kosovën”.

Kjo deklaratë ishte komentuar se Zaev do ta shqyrtojë njohjen e Pavarësisë së Kosovës. Por Zeqiri, në Interaktiv të KTV-së e ka mohuar një gjë të tillë.

“Nuk ka kurrfarë shqetësimi sa i përket njohjes së pavarësisë së Kosovës. Kosova është zemra e Shqiptarisë. Zaev e ka përsëritur se janë vëllezër edhe në aspektin fetar. Për Zaevin qytetari është parësor”, ka thënë Zeqiri.

“Nga ajo intervistë harrohen që janë thënë shumë gjëra të veçanta. Pasi që edhe në Serbi ka reagime të ashpra ndaj Zaevit që ka kritikuar politikën e Serbisë ndaj rajonit. Ai flet edhe për rastin ‘Monstra’ ku përmend se pushteti aktual është i përzier. Kështu që janë të kuptueshme reagimet. S’ka asgjë për t’u shqetësuar. Shqiptarët dhe qytetarët e njohin mirë Zaevin.

Ne jemi të interesuar që të mos mbeten marrëdhëniet siç janë tani, por të avancohen marrëdhëniet me Kosovën. Të detektojmë ku ka ngecje dhe bashkërisht të kalojmë barrierat”, ka shtuar më tej ai.


Deputeti shqiptarë i LSDM-së tregon qëndrimin e… by kohanet

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button