Aliti: Kanë qenë të sulmuar edhe deputetë të BDI-së

Ish nënkryetari i Parlamentit nga radhët e BDI-së, Rafis Aliti ka thënë se dhuna e ushtruar ndaj deputetëve shqiptarë në Parlament, ka qenë përjetim jo i mirë, “jam ndjerë keq, sepse ata që janë sulmuar janë kolegë tanë, janë të zgjedhur të popullit”.

“Do filloj prej kryetarit të LR-PDSH që nuk u sulmua si Ziadin Sela, por për shkak qëndrimeve të tij që ka pas shumë transparente nëpër media. Ai ka qenë target i sulmit dhe i atyre që kanë hyrë në Parlament”, ka thënë Aliti në emisionin “Rruga drejt” në Alsat-M.

Madje, sipas tij, atë që në kryesinë qendrore e kanë shpjeguar deputetët e BDI, nuk është e vërtetë se nuk kanë qenë cak i huliganëve, secili prej deputetëve të BDI-së e ka rrëfyer ngjarjen si që e kanë parë. Atë që e kanë thënë në kryesi dhe biseda në mënyra të ndryshme edhe ata kanë qenë të sulmuar apo shqelmuar”, ka thënë Aliti, transmeton Aktuale.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button