Gruevski u takua me përfaqësuesit e delegacionit të OSBE-së

 Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski së bashku me anëtarët e Komitetit të partisë Nikolla Poposki, Nikolla Todorov dhe Vllatko Gjorçev realizoi takim me përfaqësuesit e delegacionit nga OSBE.

Në takim, njoftuan nga Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së, u prezantuan qëndrimet e VMRO-DPMNE-së për gjendjen aktuale dhe sfidat me të cilat ballafaqohet vendi.

Nga ana e VMRO-DPMNE-së u dënua mosrespektimi i Kushtetutës, ligjeve dhe rregullores të Kuvendit nga ana e LSDM-së dhe partnerëve të saj të koalicionit.

U theksua se precedenti me përzgjedhjen e Talat Xhaferit, jashtë nga të gjitha proceduat çon drejt precedentëve më të mëdhenj që nënkuptojnë suspendimin e sistemit juridik.

Nga VMRO-DPMNE u theksua se nevojitet votim për kryetar të Kuvendit  duke i respektuar tërësisht procedurat  me normat ligjore dhe kushtetuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button