Mogerini pas takimit me Xhaferin: BE e gatshme të punojë me kryeparlamentarin e ri

Përfaqësuesja e lartë e BE-së ka pritur për vizitë sot kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.

Në komunikatën e lëshuar pas takimit thuhet se Mogerini ka mirëpritur zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar Kuvendi, duke theksuar se ky është një rol që duhet të jetë mbi partinë dhe politikat ndëretnike me kryetarin e Kuvendit që punon për të mirën e gjithë qytetarëve dhe komuniteteve, njofton “Shenja”.

“BE është e gatshme të punojë me të, me Kuvendin dhe gjithë institucionet e tjera për të avancuar Reformat Urgjente Prioritare si dhe implementimin e Marrëveshjes së Përzhinës. BE pret që të gjitha partitë politike të angazhohen në mënyrë konstruktive në procesin politik, përfshirë formimin e Qeverisë”, citohet në komunikatën e Mogerinit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button