Marokenët, shqiptarët dhe turqit shtetasit më të numërt të rinj të BE-së

Shtetas të disa nga vendet-anëtare të Bashkimit Evropian, në vitin 2015, kryesisht janë bërë marokenët (10,2 për qind), shqiptarët (4,2 për qind) dhe turqit (4,2 për qind).

“Gjithsej 86.100 marokenë janë bërë evropianë, me ç’rast 88 për qind nga ata e kanë zgjedhur shtetësinë italiane, spanjolle ose franceze. Prej 48.400 qytetarëve shqiptarë të cilët kanë zgjedhur shtetësi evropiane, 96 për qind janë bërë italianë ose grekë, ndërsa nga 35 mijë turq, 56 për qind janë bërë gjermanë”, shkruan portali Albeu.

Sipas agjencisë për statistikë e Bashkimit Evropian, EUROSTAT, në vitin 2015, 840 mijë persona kanë marrë shtetësi të ndonjë vendi anëtar të BE-së, përkundër 890 mijë në vitin 2014 dhe 980 mijë në vitin 2013.

Nga viti 2010, më shumë se pesë milionë persona kanë marrë shtetësi të ndonjë vendi anëtar të BE-së, me ç’rast 87 për qind nuk kanë qenë qytetarë të BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button