Sabori kroat në kolaps

Pasi që lideri i partisë Most, anëtarja e deritanishme më e vogël e koalicionit qeveritar, Bozho Petrov dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të Saborit, në dhomën ligjdhënëse filloi kolapsi dhe kaosi.

Tanjug transmeton se në vendin e tij u ul ish kryetari i Saborit, Zhelko Rajner, por për këtë reagoi deputeti i Most, Nikolla Gërmoja, i cili nga kryetari i Saborit kërkoi menjëherë të ngrihet nga karrigia, duke cituar Rregulloren për punën e Kuvendit.

Sipas Rregullores, sqaroi Gërmoja,  të drejtë që të ulet në karrigen e kryetarit të Saborit ka vetëm nënkryetari nga radhët e shumicës parlamentare.

Për shkak se, megjithatë, Sabori votoi barazim për besimin e ministrit të Financave Zdravko Mariq (75:75), pjesëtarët e Most konsiderojnë se Sabori nuk ka shumicë parlamentare dhe për këtë askush nuk mund ta ndërmarrë kryesimin e Saborit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button