Kasami në takim me Zhbogarin: BESA do të angazhohet në demokratizimin e vendit

Sot kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka realizuar takim me Samuel Zhbogar, ambasadorin e BE-së në Shkup.

“Në këtë takim është biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend, me ç’rast përfaqësuesit e BESËS e kanë dënuar dhunën e ushtruar ndaj deputetëve në Kuvend dhe kanë shprehur gatishmëri për të kontribuar në zgjidhjen e krizës politike. Kryetari Kasami shprehi qëndrimet e tij në lidhje me zhvillimet e fundit politike duke theksuar se Lëvizja BESA në vazhdimësi ka ndihmuar procesin, kështu duke qenë pjesë e zgjidhjes e jo pjesë e problemit. BESA do të angazhohet në demokratizimin e vendit, garantimin e sigurisë të qytetarëve dhe respektimin e vullnetit të shumicës”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes BESA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button