Ja çfarë do të thotë civilizim (FOTO)

Nëse do pyesni dikë se cili është një tipar që i dallon britanikët nga të tjerët, disa mund të thonë çaji, të tjerë karriget e kampingut, shkruan Lajmi.net, njofton Portalb.mk.
Por ka diçka që duket se është vërtet britanike dhe që vazhdon të habisë njerëzit edhe sot.

Bëhet fjalë për aftësinë për të krijuar dhe të mbajtur radhën.

 Mund të duket si diçka pa kuptim, por ndonjëherë detajet e bëjnë diferencën kur bie fjala tek sjellja e civilizuar.

Aq e dukshme është kjo, sa para disa kohësh gazeta Daily Mail shkruante se autoritetet duhet t’u mësojnë emigrantëve se si të mbajnë radhën.

Një foto që po bën xhiron e rrjetit orët e fundit, tregon se si mbajnë radhën britanikët përpara se të futen në një koncert të Ed Sheeran.

Edhe pse nuk ka vija apo ndarëse për radhët, sërish britanikët e kanë formuar vetë një të tillë.

Përpara pak ditësh, BBC i kushtonte një reportazh të gjatë kësaj sjellje.

Nëse jeni mërzitur nga ata njerëz që futen në radhën tuaj, në këmbë apo me makinë e mjete të tjera, shihni fotot e mësipërme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button