Jo-transparenca bëri që 38% e buxhetit komunal të ngelet i pashfrytëzuar

Jo-transparenca e komunave në Maqedoni ka ndikuar që 38% e mjeteve komunale të cilat janë paraparë për organizata të qytetarëve të ngelin të pashfrytëzuara. Kjo u bë e ditur sot nga Marko Pankovski i Institutit për Demokraci “Societas Civilis”, në konferencën përmbyllëse të fondacionit “Metamorfosis” gjatë prezantimit të projekteve të realizuara nga 11 organizata, njofton Portalb.mk.

“Jotranparenca e komunave ka ndikuar që shumë organizata të mos jenë të informuar për grantet që iu mundësohen nga buxheti i komunave. Ky jo-informim ka bërë që shumë prej organizatave që të mos aplikojnë për grante me çka ka bërë që 38% e mjeteve të parapara nga buxheti komunal për këto të ngelen të pashfrytëzuara”, tha Panovski.

Krahas kësaj nga Panovski u bë e ditur se edhe nëse kemi pasur projekte të financuara nga komunat numër më i madh prej tyre kanë përshirë sferën e kulturës dhe sportit.

Ndërsa nga Marko Mitveski i Qendrës për Komunikim Civil u bë e ditur se 60% e buxhetit komunal të paraparë për organizata qytetarësh kanë qenë të dedikuar për klubet e sportit duke përfshirë këtu edhe aspektin se për grante komunat nuk kanë pasur të publikuar konkurs paraprakisht.

Për të shkuar më tej me jotransparencën e komunave të Maqedonisë, u bë e ditur se gjatë hulumtimit të tyre në kuadër të projektit për transfer financiar të komunave, edhe pse kanë parashtruar kërkesa deri tek të gjitha komunat për të marrë të dhëna për gjendjen financiare, 43 prej tyre aspak nuk kanë kthyer përgjigje duke bërë që edhe të mos japin llogari për të njëjtat.

Ndërsa sa i përket buxhetit të komunave dhe publikimit të saj para dhe pas realizimit, nga Ana Marija Petrovska e Qendrës për Analiza Ekonomike, u bë e ditur se komunat më transparente dhe me indeks më të lartë të buxhetit komunal për organizatat qytetarësh dalin komunat e rajonit të Pollogut.

Përndryshe këto janë vetëm disa përfundime nga 11 projektet e 11 organizatave qytetarëve të grantuara nga fondacioni “Metamorfosis” të cilat kanë për qëllim të ngritin transparencën dhe demokracinë si mendim bashkëkohor e që duhet të jetë në rendin e parë të diskursit publik e të cilat kryesisht ndërlidhen me mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button