Fillon festivali i gjashtë “Shkupi Kreativa 2017”

Nën moton “Krijo, bashkëkrijo” (Do create! Co Create!), sonte në Qendrën rinore të kulturës do të fillojë festivali i gjashtë për industri kreative “Shkup Kreativa 2017”.

Mbështetës edhe këtë vit është Qyteti i Shkupit, ndërsa organizues Qendra e kongreseve “Aleksandri i Madh” nga Shkupi.

Festivali, i cili do të mbahet deri të shtunën, ka karakter të hapur dhe të gjithë të interesuarit do të mund të marrin pjesë në ligjeratat profesionale, prezantimet, punëtoritë për fëmijë dhe të rritur dhe në forum kushtuar bashkimit të drejtpërdrejtë të shoqërive artistike të dizajnit me sektorin e biznesit.

Publiku do të mund t’i shohë projektet “Virtoskop” të Gazmend Ajrullovskit, punëtorinë për fëmijë “I vie erë shiu” (punimi i mantelave për fëmijë), punëtorinë edukative të Izabela Novotnit për zhvillimin e mjeshtrisë së kukullave, “HAEMUS” me ROzali-festa e trëndafilave, Nevena Todorovska me Multi-Fan-Akcion, Dragan Hristov me Koleksionin eksperimental Uniseks, Vera Hristovska me “Panorama nga Maqedonia”…

Nga hulumtuesit e huaj, ligjerata do të kenë Frank Cirenberg nga Gjermania, Mikhail Pijernikovski nga Polonia, Dorina Arapi nga Shqipëria…

Kuratori i festivalit, Ivan Mirkovski konsideron se motoja e festivalit “Krijo, bashkëkrijo!” duhet të gjenerojë sfida  dhe të krijojë qasje metodologjike drejt vetë procesit të bashkëpunimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button