Siria pajtohet për formimin e katër zonave për deeskalim në shtet

Qeveria siriane ka mbështetur propozimin rus për formimin e katër zonave të deeskalimit, qëllimi i të cilit është t’i jepet fund përleshjeve në luftën 6 vjeçare qytetare.

“Republika e Sirisë e ka mbështetur iniciativën për zonat për deeskalimin dhe konfirmon angazhim ndaj marrëveshjes për ndalimin e veprimeve ushtarake më të nënshkruar më 30 dhjetor të vitit 2016”, thuhet në kumtesën e MPJ-së së Sirisë.

Në tekst shtohet se armata siriane do të vazhdojë të luftojë me grupet “terroriste” në Siri.

Këtë javë në Kazakistan zhvillohen negociata paqësore nën mbrojtjen e Rusisë, Iranit dhe Turqisë. Rusia dje shfaqi shpresë se do të dakordohet formim i katër zonave për deeskalim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button