TV debat i fundit i kandidatëve për president të Francës

Dy kandidatët për president të Francës Emanuel Makron dhe Marin Le Pen mbrëmë e patën përballjen e fundit televizive para zgjedhjeve që do të mbahen të dielën, e cila kaloi në debat mjaftë të ashpër me dhunë të paparë deri më tani dhe sulme të ashpra mes vete që nga fillimi, që megjithatë mundësoi të kristalizohen pozitat e tyre, veçanërisht rreth euros, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Parisi.

Në përballjen për çelësat e Elizesë u prekën tema si terrorizmi, ekonomia dhe Bashkimi Evropian. Për mbi dy orë, kundërshtarët shkëmbyen fyerje mes tyre, por pëlqimin e publikut në fund duket se e mori Makron, i cili është shfaqur shumë më bindës në thuajse të gjitha kategoritë.

Le Pen përmendi rolin e Macronit si ish-bankier investues, tha se favorizon “uberizimin” e ekonomisë dhe “globalizimin e egër”.

“Zgjedhja politike që duhet të bëjë populli francez është e qartë. Makron është kandidat i globalizimit të shfrenuar, i ‘uberizimit’ të shoqërisë, pasigurisë, brutalitetit social, luftës së secilit kundër secilit”, tha Le Pen.

Makron kritikoi politikën e saj për të braktisur euron, duke e cilësuar si plan “të rrezikshëm” dhe “fatal”.

“Vizioni im është të ndërtojmë një euro të fuqishme, të ndërtojmë politika të fuqishme evropiane, me të cilat do të ngrihemi për interesat e Francës”, tha Makron.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button