Negociatori i BE-së Barnier: Brexit nuk do të jetë pa dhimbje

Negociatori i Komisionit Evropian (KE) për Brexit, Michel Barnier, ka thënë se mendimi që Brexit do të jetë i shpejtë dhe pa dhimbje nuk pasqyron të vërtetën, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për shtyp të organizuar në ndërtesën e KE-së, Barnier ka theksuar se parashikojnë që largimi i Britanisë nga BE-ja të zbatohet në dy faza. Në fazën e parë do të diskutohet mbi të drejtat e qytetarëve të BE-së që jetojnë në Britani dhe qytetarët britanikë që jetojnë në 27 shtetet anëtare, si dhe në lidhje me kufijtë e jashtëm dhe marrëveshjet financiare.

Ai ka thënë se vendimi për largim nga BE-ja ka hapur rrugën për “pasiguri që ka zgjatur për dhjetë muaj.”

“Ne duhet t’i japim fund kësaj pasigurie. Tani është koha e duhur për fillimin e negociatave. Koha po mbaron”, ka thënë Barnier.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button