Ambasadorët mbështesin kryeparlamentarin Xhaferi

Tre ambasadorët e huaj në Maqedoni, i Britanisë së Madhe Çarls Garet, i Mbretërisë së Holandës Valter Plomp dhe i Suedisë Mats Stafanson sot gjatë takimit me kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti  kanë përshëndetur përzgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi duke shprehur njëkohësisht edhe mbështetjen e plotë të tyre dhe BE-së për të, njofton Portalb.mk.
“Amasadorët përshëndetën zgjedhjen e kryeparlamentarit nga mazhoranca e re në Kuvendin e Maqedonisë si dhe rikonfirmuan mbeshtetjen e plotë të BE-së, për sa i përket formimit sa më të shpejtë të institucioneve ekzekutive, me qëllim që vendi përmes një qeverie të re dhe reformiste, të vazhdojë sa më shpejtë rrugën drejt proceseve integruese në BE dhe NATO”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button