Njëri nga organizatorët e “Për Maqedoni të përbashkët” tërhiqet

Drejtori i Operës dhe Baletit Maqedonas (OBM), Igor Durolovski, sot në profilin e tij në “Facebook” kumtoi se tërhiqet nga organizimi i protestave të të ashtuquajturës iniciativë “Për Maqedoni të Përbashkët”, por ka porositur se edhe më tej do ta japë përkrahjen e tij, njofton Portalb.mk.

Në arsyetimin e tij thotë se “e ka thyer” ajo që një pjesë e qytetarëve brutalisht i ka sulmuar qëndrimet e tij për ardhmërinë e Maqedonisë. Shprehu “keqardhje pasi në mënyrë indirekte ka qenë pjesë e dhunës”, për të cilën tha se “disa herë publikisht e ka dënuar”.

“60 ditë të qeta, me dinjitet në protesta me një pjesë të bashkëkombësve të mi dhe shumë jam krenar për atë. Besova se me veprimtarinë time do të mundi që t’i ndryshojë gjërat, se do të arrijë që ta mbroj Maqedoninë nga ashtu siç e dimë – unitare! Më vjen keq që në mënyrë indirekte kam qenë pjesë e dhunës, të cilën disa herë publikisht e kam dënuar. Qindra kërcënime nuk më frikësuan, por ajo që më ka thyer është se një pjesë e bashkëqytetarëve brutalisht më sulmuan për shkak dallimeve në qëndrimet për ardhmërinë e Maqedonisë. Ata që më njohin, e dinë se qëllimet e mia janë të ndershme dhe nga zemra. Vetëm koha mund të tregojë se kanë qenë të drejta. “Ilindenit të katërt” i dëshiroj jetëgjatësi dhe veprimtari të arsyeshme, rregullisht do të jem mes tyre në rrugë, por, para se gjithash, mbështetjen time për Maqedoninë më tej do ta jap si organizator i bindjeve të mia morale dhe me veprimtari profesionale. Populli mirë e di se me çfarë merret dhe pa mua si një ndër organizatorët e tyre. Popullin askush nuk mund ta kontrollojë”, shkruajti Durulovski.

Ndryshe, Durolovski është njëri ndër organizatorët e dhunuesve të “Për Maqedoni të përbashkët”, të cilët rrahën deputetë e gazetarë më 27 prill në Kuvend dhe demoluan gjithçka që gjetën rreth tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button