Xhaferi në ueb-faqen e Kuvendit vetëm në versionin maqedonisht është kryetar

Kryetari i ri i Kuvendit, Talat Xhaferi, edhe në ueb-faqen zyrtare të shtëpisë legjislative është vendosur si kryetar i Kuvendit, njofton Portalb.mk.

“Anëtarë i BDI-së. I lindur më 15.04.1962 në fshatin Forinë të Gostivarit. Shqiptar. Magjistër në Mbrojtje, Fakultetin e Filozofisë, Instituti për mbrojtje UKM”, thuhet në biografinë e shkurtër për Xhaferin në ueb-faqen e Kuvendit.

Megjithatë, në versionin e ueb-faqes së Kuvendit në gjuhën shqipe, angleze dhe franceze , deri më tani ende si kryetar i Kuvendit qëndron ish kryetari nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Trajko Veljanoski.

LEXO: Talat Xhaferi hyn në kabinetin e kryetarit të Kuvendit, BE e gatshme për bashkëpunim me të (FOTO-VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button