Ministri i punëve të brendshme Agim Nuhiu: Kthim prapa nuk ka, kam kërkuar dorëheqjen e Çavkovit (VIDEO)

Ministri i punëve të brendshme Agim Nuhiu mban konferencë për shtyp në lidhje me zhvillimet e fundit në Kuvendin e Maqedonisë, me dhunën e shkaktuar nga simpatizantët e VMRO-së, të enjten.

“Një pjesë e strukturave të MPB-së i shkaktuan shumë dëm vendit tonë. Do të duhet një kohë e gjatë për përmisimin e së keqes së madhe dhe dëmit që u bë të enjten në Kuvend. Kam formuar grup pune me profesionist që do të vërtetojë a ka punuar në pajtim me procedurat e përcaktuara shtabi operativ dhe njësitë organizative të MPB-së gjatë veprimit të enjtes, për lëshimet gjatë punës, tejkalimin e kompetencave dhe mos-kryerjen e detyrave dhe autorizimeve ligjore atë ditë. Konkluzionet e raportit të punës do t’i dërgojmë në Prokurorinë Themelore Publike si parashtresë.Kthim prapa nuk ka. Secili do të përgjigjet për veprimet e veta. Kam kërkuar dorëheqjen nga Qeveria e Maqedonisë, e Mitko Çavkovit nga të dy funksionet edhe si drejtor i Byrosë për Siguri Publike si dhe nga ai i koordinatorit të shtabit operativ. Kam emëruar Goranco Savovski drejtor i shtabit operativ në vend të tij.” tha Nuhiu, njofton Portalb.mk.

Ai përmendi dhe mediat të cilët kanë pasur rëndësi të veçantë dhe iu falënderua atyre që raportuan profesionalisht.

;

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button