Shumica parlamentare dërgoi kërkesë te Gazeta Zyrtare që të publikojë zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit (FOTO)

Shumica parlamentare e 67 deputetëve ka dërguar kërkesë te Gazeta Zyrtare e Maqedonisë, në të cilën kërkohet të publikohet vendimi për zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryetar i Kuvendit, njofton Portalb.mk.

“Xhaferi sot në mëngjes hyri në Kuvend në kabinetin e kryetarit të Kuvendit. Ai kishte edhe të drejtën e takimit të punës me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shkup, Samuel Zhbogar”, konfirmuan deputetët e shumicës parlamentare Pavlle Bogoevski dhe Muhamed Zeqiri.

“Bashkimi Evropian është përgatitur të punojë me kryetarin e ri Xhaferi për nevojat reformuese të integrimit euroatlantik të vendit”, shkroi ambasadori i BE-së, Zhbogar të “Twitter”.

18279839_10208869773568963_1131518508_n

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button