Përsëri në Maqedoni shi

Mot i ndryshueshëm dhe jostabil me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe vetëtima në orët e pasdites paralajmërojnë meteorologët. Sot dhe nesër sipas DPHM-së mot jostabil do të mbajë kryesisht në male, ndërsa të premten dhe të dielën në më shumë vende, veçanërisht në veri dhe lindje të vendit.

Të shtunën priten reshje, por do të fryjë erë e përkohshme e përforcuar veriperëndimore e cila do të sjellë ulje të temperaturave ditore, të cilat do të arrijnë deri në 24 gradë Celsius.

Mot me vranësira më të mëdha dhe me erë më të madhe veriore do të mbajë të hënën, kur nën ndikimin e një vale të re të lagësht reshje të shiut priten kudo në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button