Dita Botërore e Lirive të Mediave: Në Maqedoni mbyllen gazeta

Disa ditë përpara shënimit të 3 majit, Ditës Botërore të lirive të mediave, në Maqedoni, thuajse pas 20 viteve ekzistim, janë mbyllur disa gazeta të cilat ishin mburojë e gazetarisë së lirë, njofton Portalb.mk.

Javën e kaluar në Maqedoni u mbyllën gazetat “Utrinski vesnik” dhe “Vest”, të cilët në treg kanë qenë thuajse rreth dy dekada. Këto dy media do të vazhdojnë të funksionojnë si ueb-portale, me disa të punësuar, ndërsa gazetarët tjerë do të ngelen pa punë. E vetmja gazetë që do të vazhdojë me punë prej kompanisë MPM, është gazeta “Dnevnik”.

Gazetarët e ketyre gazetave kanë bërë greve disa herë pasi që nuk u janë paguar rrogat. Ata kanë kërkuar takim me drejtorin, Sergjan Kerim, por dera e tij ka qenë e mbyllur për gazetarët.

Organizata ndërkombëtare “Raportuesit pa kufij” (Reporters Without Borders) para një jave publikoi raportin e lirisë së mediave në botë. Në krahasim me vitin 2016 Maqedonia gjendet 7 vende më lartë, por sërish është më keq në krahasim me shtetet e tjera të Ballkanit.

Sipas rang listës së indeksit së lirisë së mediave Maqedonia në vitin 2016 ishte në vendin e 118 me indeks prej 36.09 kurse në vitin 2017 ajo gjendet në vendin e 111 me indeks prej 35.74.

Më tej në raport thuhet se sundimi i ligjit në Maqedoni, si kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian ka pësuar erozion. Shpifja në media u hoq nga kodi penal që nga viti 2012 por ajo u zëvendësua me gjoba të rënda dhe burgosje ndaj gazetarëve dhe pronarëve të mediave.

Edhe në raportin e Freedom House janë theksuar një sërë kritikash për mediat në Maqedoni

Pozicioni i Maqedonisë në lidhje me liritë e mediave nga grupi “pjesërisht të lira” ka rënë në grupin e vendeve që “nuk kanë media të lira”, pas publikimit të materialeve të përgjuara që tregojnë se pushteti i ka përgjuar edhe gazetarët, gjithashtu të njëjtat tregojnë edhe lidhjen mes funksionarëve të lartë të shtetit me pronarët e mediave por edhe si rezultat i rritjes së kërcënimeve dhe sulmeve ndaj punëtorëve mediatik. Peizazhi mediatik në Maqedoni është thellë i polarizuar sipas ndarjes politike, njofton Portalb.

Është prezentë autocenzura te gazetarët, kryesisht si rezultat i trysnive nga pronarët e mediave me interesa konkrete në biznes apo politik dhe në kohën e fundit si rezultat ndjekjes. Gazetarët janë pak të paguar dhe përballen me kërcënime dhe me abuzim për shkak të raportimin hulumtues apo kritik. Kjo kryesisht shkruhet në Raportin e “Freedom House”, për Maqedoninë  për vitin 2016 të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button